Withers e Mcilwham kundërshtojnë ligjin e SHISH
Edhe pse me ndryshime, ligji në fjalë është kundërshtuar sërish sot, duke i kujtuar maxhorancës se ndarja e institucioneve është me rëndësi.
“Duhet t’i jepet më shumë rëndësi institucioneve. Ndarja e pushteteve ka rëndësi kritike në një vend demokratik”, theksoi ajo në një tryezë të mbajtur sot në Tiranë. Mcilwham shtoi se Shërbimi Sekret është një partner i denjë ndërkombëtar.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, duke ritheksuar edhe një herë se roli i SHISH-it është me rëndësi jetike për vendin dhe se duhet të jetë i pa varuar.
“Duhet të sigurohemi që sa herë të kërkohen masa të brendshme të ndërmerren të çliruara nga ndikimet politike, pra Shërbimi Informativ Shtetëror të jetë i pavarur prej saj”, theksoi Withers, për të shtuar se funksioni i SHISH është shumë i ndjeshëm.
“SHISH duhet të ketë reputacion të fortë professional, i cili arrihet nga reformat që do të merren për të. Besoni tek miqtë dhe lejoijini tju ndihmojnë, pasi ne jemi gati tju ofrojmë të gjitha shërbimet që reformimi i SHISH të bëhet sa më mirë”, shtoi ai.
Ndërkohë, ambasadori i OSBE Robert Bosch tha se qeverisë i di shqetësimet e shprehura nga ambasadorët. “Nuk dimë ndryshimet e miratuara, nuk kemi parë versionin e rifreskuar të pr/ligjit që ka rëndësi shumë të madhe. Shqetësimet tona ia kemi paraqitur qeverisë pasi në të mungon edhe dallimi polici-SHISH”,tha Bosch.