Bashkëpunim kundër krimit, Ina Rama pret Piero Grasso
Dy zyrtarët e lartë biseduan për bashkëpunimin për çështje konkrete me interes dy palësh, ekzekutimin e letër-porosive respektive si dhe për mundësinë e transferimit të disa shtetasve të dënuar nga shteti italian, për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, në zbatim të të gjitha procedurave ligjore.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për njohjen e vendimeve penale të shtetit italian ndaj shtetasve shqiptarë. Bëhet e ditur gjithashtu se në këtë takim, Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Piero Grasso, e njohu Kryeprokuroren Ina Rama me hapat e ndërmarra deri më tani për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për ekstradimin e shtetasve, të nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane në dhjetor të vitit 2007.