E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Austri, ndihme e ndersjellet per katastrofat

Qeveria miratoi ne mbledhjen e djeshme edhe nje projektligj per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Austrise, per ndihmen e ndersjelle ne rast te katastrofave ose te fatkeqesive te medha. Kryeministri Berisha shfrytezoi edhe nje here miratimin e kesaj marreveshjeje, per te falenderuar me shume mirenjohje te gjitha vendet dhe te gjithe qytetaret shqiptare, qe kontribuuan ne menyren me bujare per perballimin dhe kapercimin e pasojave te nje katastrofe te vertete ujore, por qe nuk pati edhe nje humbje jete prej saj, ne nje kohe kur permbytje te tilla analoge kane shkaktuar me dhjetera te vdekur ne vende shume me te zhvilluara dhe te fuqishme se Shqiperia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›