Grabiten dy "Benza"
03/03/2005 Dita e hënë ka shënuar grabitjen e dy "Benzave" në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se në mesditë është grabitur në rrugën "Myslym Shyri" një automjet i tillë. Enver Gaba, pronari i mjetit me targa TR 4072 H, denoncon se e kishte parkuar "Benzin" pranë një lokali ku po pinte kafe. Por kur është kthyer nuk e gjeti më në vendin e mëparshëm. Pak orë më pas është grabitur "Benzi" i Agron Sulës. Autovetura me targa 5484 J e 35-vjeçarit nga Baldushku, ishte parkuar në rrugën "Vaso Pasha". Sakaq, efektivat e Komisariatit nr.1 kanë vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një "Benz" në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Flamur Toska dhe Alfred Kuliçi provuan të vidhnin "Benzin" me targa TR 9135 H, pronë e Endrit Shehajt.