Rikthehet Mimoza e zhdukur

03/03/2005 29-vjeçarja akuzon burrin se ai e tradhtonte
Rikthehet Mimoza Grada, gruaja e zhdukur në Senatorium në datën 17 shkurt. Burime zyrtare nga Komisariati nr.3, shprehen se 29-vjeçarja kishte qëndruar gjatë kësaj periudhe tek të afërmit e saj në qytetin e Shkodrës. Ajo ka dëshmuar në polici se qe larguar nga shtëpia për motive xhelozie. I shoqi, Zefi, plot 17 vjet më i vjetër se ajo, e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Premtimi i 46-vjeçarit për t'iu rikthyer jetës së rregullt familjare. Gazeta "Metropol" ka arritur të sigurojë dëshminë e Mimoza Gradës, dhënë për oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit nr.3.
A keni patur probleme në çift?
Unë kam disa vjet që jam martuar me Zefin dhe, në përgjithësi, kemi patur probleme. Në fillim jemi përballur me vështirësitë financiare si shumë familje të tjera. Por, më pas nisëm të debatonim shpesh dhe për motive xhelozie. Zefi ishte shumë xheloz për mua, pasi unë jam shumë vjet mw e re se ai. Të gjithë meshkujt i shikonte me syrin e dyshimit. Sipas tim shoqi, unë mund të ikja me të parin burrë që do të më kërkonte. Por kohët e fundit ndryshuan punët.
Çfarë kërkon të thuash me këtë?
Duke parë se unë nuk kisha ndërmend ta tradhtoja, im shoq krijoi siguri në vetvete. Zefi, megjithëse afro 17 vjet më i vjetër se unë, nisi të më tradhtonte si për të shpaguar gjoja vuajtjet që kishte hequr nga unë. Kisha një shoqe, me të cilën shoqërohesha shumë. Ajo vinte dhe në shtëpinë time, sepse mua nuk ma merrte mendja se burri im mund ta ngacmonte. Por disa kohë më pas, vërejta se kisha gabuar. Ata të dy dukeshin qartë se kishin nisur ta simpatizonin njëri-tjetrit.
Po më tej çfarë ndodhi?
I thashë Zefit se e kisha kuptuar se ngacmohej me shoqen time. Ai ma mohoi, por unë e kisha të qartë dhe as që e vija në dyshim. Iu luta të mos vazhdonte më, sepse po vinim martesën në rrezik. Por, ai nuk ma vuri veshin. Fqinjët më tregonin se i kishin parë të dilnin së bashku.
Kur vendose të largoheshe?
Vendosa t'ia mbath kur të gjithë nisën të flisnin për ta. Ia qava hallin nënës time në telefon dhe bëmë gati planin. Unë vuaj nga mushkëritë dhe i thashë burrit se do të shtrohem në spital. Erdhi nëna ime dhe më mori në shtëpi, që të bëhej sa më e besueshme. Zefi, as që kërkoi të më shoqëronte, kështu që e pata më të lehtë të arratisesha. Me nënën time përkrahu, nuk shkuam fare në spital, por drejt e te furgonwt.
Ku qëndrove gjatë këtyre ditëve?
Tek njerëzit e mi, në Shkodër. Mendova që do të ishte më mirë që unë dhe Zefi të rrinim ca ditë larg njëri-tjetrit. Nëse ai do të ma ndjente mungesën kishte mundësi të reflektonte. Në rast të kundërt, do të qëndroja përfundimisht tek të afërmit e mi. Jam shumë e lodhur nga vuajtjet dhe preferova të mos ia shtoj më vetes.
A u interesua yt shoq për ty?
Nuk kam telefon dhe kështu që ai nuk mund të më kontrollonte. Mësova se ai kishte denoncuar zhdukjen time në datën 21 shkurt, kurse unë ika që në 17. Por, më pas, ai më kërkoi dhe më premtoi se nuk do të kishim më probleme. Pranova të kthehem dhe shpresoj që ai ta mbajë fjalën e dhënë. Në të kundërt do të iki njëherë e përgjithmonë në Shkodër. Nuk mund të duroj që im shoq të më tradhtojë me shoqen e ngushtë.