Rinas, kokaina kalohet me valixhe

03/03/2005 A.N., i survejuar për trafik ndërkombëtar
Një 43-vjeçar nga një qytet verior, vetëm 100 km larg Tiranës, transporton valixhe me heroinë nga aeroporti i Rinasit. Trafikanti me iniciale A.N., emri i të cilit nuk publikohet për arsye hetimore, udhëton vazhdimisht drejt Gjermanisë, ku shpie dhe ngarkesë, e cila arrin në 20 kg narkotik. Alarm në Drejtorinë e Krimit të organizuar. Agjentët e antidrogës, 24 orë shërbim në Rinas. Të dielën pasdite, një urdhër nga Ministria e Rendit kërkon ndërprerjen e survejimeve. Hyjnë në lojë shërbimet sekrete. I dyshuari gjendet aktualisht në Shqipëri, pasi ka një problem familjar.
A.N.
Trafikanti 43-vjeçar është vetëm njëra nga hallkat e zinxhirit të rrjetit në të cilin është implikuar. Burime të besueshme nga Ministria e Rendit, shprehen se A.N. vjen nga një qytet në Veri të vendit, por vetëm 100 km larg metropolit shqiptar. Nuk dihet me saktësi sesa kohë kanë kaluar nga dita qëkur ai kaloi ngarkesën e parë. Ai ndihmohet në veprimtarinë e tij nga bashkëshortja, e cila ka kombësi të huaj. Ka gjasa që gruaja ta ketë futur shqiptarin në lojën e trafikut të drogës, pasi shteti nga vjen ajo, lakohet shumë për tregtinë e "miellit të bardhë". I dyshuari posedon një pasaportë të rregullt, me të cilën udhëton lirisht drejt të gjitha vendeve të Evropës, por destinacioni i tij më i zakonshëm është Gjermania. Ndonëse agjentët janë rrekur të gjejnë ndonjë detaj që nuk shkon në dokumentet e tij të udhëtimit, ka qenë thuajse e pamundur. A.N. kujdeset që gjithnjë të paraqitet në rregull. Veç kësaj, ajo çka e mbron më tepër si koracë, janë vulat e shumta me hyrje-dalje nga Rinasi nw Gjermani. Dyshohet se 43-vjeçari transporton ngarkesën në valixhe me fund të dyfishtë. Narkotiku është zakonisht i tipit kokainë, por ngjet dhe që mund të këmbehet me heroinë. Në këtë linjë trafiku janë të implikuar pa dyshim dhe punonjës në aeroportet gjermane, por deri më tani hetimet e bluve nuk e kanë prekur këtë fakt. Por janë marrë sakaq nën vëzhgim si dhe u përgjohen telefonat një numri të konsiderueshëm punonjësish të aeroportit, si të dyshuar në trafikun ndërkombëtar. A.N. mësohet se, aktualisht, gjendet në Shqipëri. Afro 1 muaj e gjysmë më parë, i dyshuari mbërriti në atdhe për një fatkeqësi familjare. Informacionet në rrugë operative tw agjentwve tw policisw, konfirmojnë faktin se, ai nuk ka ndërmend të qëndrojë dhe shumë ditë në vendin tonë. Pikërisht nga kjo e dhënë nisën dhe gjurmimet e uniformave të antidrogës.
Zhvillimet
Shërbimet e agjentëve të antidrogës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, vijuan të ishin prezentë në aeroportin e Rinasit afro një javë, plot 24 orë në ditë. Por një urdhër i beftë ndali survejimet. Të njëjtat burime nga Ministria e Rendit Publik, shprehen se ende mbeten të paqarta motivet që shtynë krerët e lartë të dikasterit blu për të anuluar vëzhgimet. Aq më tepër kur shënjestra pritej që këto ditë të bëhej i gjallë. "Pasditen e së dielës, agjentët civilë që patrullonin në të gjithë hapësirën e 'Nënë Tereza' u lajmëruan të ktheheshin në Tiranë. Objektivi nuk do të ndiqej më. Anulimi i urdhrit për vëzhgimin e A.N., nuk u përligj nga asnjë justifikim", shprehen burimet. Sakaq në rrethet e ngushta të funksionarëve të lartë të dikasterit të rendit, u përfol se tanimë për njeriun e drogës ishin interesuar shërbimet sekrete. Nuk përjashtohet fakti që të huajt të kenë kërkuar kompetenca të plota të ndjekjes dhe kapjes së këtij personi. Kjo për vetë faktin se në trafikun e lëndëve të forta narkotike, nuk përfshihet vetëm Shqipëria, por dhe Gjermania. Agjentët e ngarkuar për kryerjen e këtij misioni, janë urdhëruar sakaq të ndërpresin përgjimet dhe vëzhgimet e të gjithë personave të tjerë të dyshuar në këtë linjë të trafikut të drogës. Ndonëse burimet refuzojnë të japin ndonjë detaj mbi këtë fakt, lihet të kuptohet se ndjekja e A.N., nuk është më në duart e policisë. Por, njëkohësisht, nuk konfirmohet nëse shërbimet sekrete kanë marrë timonin e operacionit. E megjithatë, të gjitha materialet e grumbulluara mbi këtë çështje si dhe rezultatet e gjurmimeve, janë dorëzuar të plota në Ministrinë e Rendit Publik.