Grabitet "Trans-Trans-Vran"
03/03/2005 Gjatë natës së 1 marsit është grabitur njëra nga zyrat e një firme private. Burime nga Komisariati nr.1 në kryeqytet bëjnë të ditur se te rruga "Luigj Gurakuqi", te "Trans-Trans-Vran" janë vjedhur 425.600 lekë. Deri më tash nuk është konkluduar asnjë pistë nga ku mund të nisin hetimet. U kryen analizat në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit. F.B