E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten emigrantin ne kufi, burg kater te dyshuarve

Gjykata e Sarandes le ne qeli, kater te dyshuarit per grabitjen e nje emigranti disa dite me pare ne afersi te kufirit shqiptaro-grek. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Elidon Papazisi dhe prokurori Sali Hasa, vleresuan ngjarjen e rrahjes dhe grabitjes se Enigert Q., nga Karbunara e Vogel e Lushnjes. "Arrest me burg" ka qene masa e sigurise ndaj te dyshuarve Dorian Zyka, Vilson Caushi, Luan Zeka dhe Edmond Kena, banues ne Berat, Sarande, Durres dhe Tepelene. I demtuari kishte depozituar denoncim ne Komisariatin e Sarandes, ndersa i kishin marre me dhune parate dhe pasaporten.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›