Sherr per token, tenton te vrase kusheririn
Kurbin- Konflikti mes dy kusherinjve per pronesine e nje siperfaqeje toke, perfundon me perleshje dhe tentativen per vrasje te njerit prej tyre. Policia e Kurbinit arrestoi diten e djeshme Tonin Lleshin, banues ne fshatin Dilbnishte, pasi akuzohet se ka tentuar te vrase me arme zjarri Pjeter Lleshin, pas nje sherri per motive te dobeta. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se hene, ndersa Tonin Lleshi ka nisur te debatoje me kusheririn e tij. Pas sharjeve te ndersjelleta, Tonini ka hyre ne shtepi duke marre armen "Kallashnikov" dhe ka gjuajtur ne drejtim te Pjetrit, qe ka pesuar lendime te lehta. Policia e njoftuar per ngjarjen ka shkuar menjehere ne fshat, duke shmangur vrasjen e mundshme. Burime zyrtare thane se ndaluan Tonin Lleshin, per vepren penale te "kanosjes me arme dhe armembajtje pa leje". Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar edhe arma automatike, kurse gjate marrjes ne pyetje te dy familjeve, ka rezultuar se prej vitesh ishin perfshire ne nje konflikt pronesie.
A.B.
A.B.