Grabitën kasafortën e një firme ndërtimi, në pranga 2 persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen si autorët e grabitjes së kasafortës së një firme ndërtimi.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy të rinjtë Marildo Meri 23 vjeç dhe Olsian Nazari 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas policisë, dy autorët në bashkëpunim dhe me personin me inicialet M. C, janë të dyshuar si autor të vjedhjes së një kasaforte me një sasi prej 4.5 milion lekë në zyrën e shoqërisë së ndërtimit “Vllaznia” Sh.P.K.