E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nis samiti i presidentëve të Evropës Juglindore, nuk ftohet Jahjaga

BEOGRAD- Samiti i nëntë i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, ka filluar sot në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.

Ky takim po mbahet me moton ‘Arti bashkëkohës dhe pajtimi në Evropën Juglindore’, nën patronazhin e UNESKO-s.

Radio Europa e Lirë raporton se presidentja e Republikës së Kosovës nuk do të marrë pjesë pasi ajo nuk është ftuar.

Në samitin njëditësh po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadic, si mikpritës i takimit, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Bullgarisë Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, i Kroacisë Ivo Josipovic, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegovic.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›