Kryetari i PS, nga Durresi: Pershkallezim i protestave
Kryesocialisti Rama, ne takimet e zhvilluara ne kuader te kandidimit per postin e kryetarit te partise, nuk ka munguar te paralajmeroje se do te pershkallezohet qendresa ndaj ketij pushteti ilegjitim, deri ne protesta popullore. Dhe ne Durres, por dhe ne qytete te tjera ku ka qene perballe socialisteve, gjate gares me Lakrorin, Rama eshte shprehur se pa zbardhur masakren elektorale te 28 qershorit, hapjen e kutive te votimit, nuk do te hynte ne Kuvend. Ai ka theksuar se Partia Socialiste ka per detyre te mbroje voten e vjedhur te shqiptareve dhe te gjitha ata anetare te saj qe sot sipas tij po hiqen padrejtesisht nga puna. "Ne duhet te rezistojme me cdo mjet demokratik", ka paralajmeruar Rama pershkallezimin e veprimit opozitar. Por nga ana tjeter kreu socialist ne detyre, nuk ka munguar qe te kerkoje per te gjithe shqiptaret, te cileve u eshte vjedhur vota, sipas tij, transparencen e plote te manipulimit te madh te 28 qershorit, dhe aleances mes Metes dhe Berishes. Qe per te ishte arritur kohe me pare, dhe jo pas rezultatit te zgjedhjeve.