Neser, dita e pare e shkolles
Sonila Isaku
Nis neser viti shkollor per rreth 650 mije nxenes te arsimit parauniversitar ne te gjithe vendin dhe per mbi 34 mije mesues. Sezoni 2009-2010 per here te dyte do te funksionoje me strukturen e re arsimore 5(fillorja) + 4(arsimi baze) + 3(gjimnazi), ndersa ky i fundit per here te pare do te kete nje klase te dhjete. Te henen, do te ulen per here te pare ne bankat e shkolles rreth 50 mije vogelushe, te cilet do te nisin klasen e pare, ndersa 55 mije te tjere do te shkojne ne vitin e pare gjimnaz apo klasen e dhjete sipas sistemit te ri. Bazuar ne udhezimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i cili u eshte shperndare tashme te gjithe mesuesve, viti i ri shkollor 2008-2009 nis me date 14 shtator dhe do te mbyllet me 11 qershor 2010. Sezoni shkollor do te jete i ndare ne dy semestra. Fundi i semestrit te pare do te jete data 29 janar 2010, ndersa nxenesit do te kthehen ne banka 5 dite me pas, me date 3 shkurt per te nisur semestrin e dyte dhe te fundit te vitit shkollor. Ajo qe eshte interesante kete vit eshte ndryshimi i programit lendor dhe gjithe kurrikulave ne vitet e para te shkollave te mesme. Programi do te ndahet ne lende berthame dhe lende me zgjedhje. Lende me zgjedhje te lire jane perforcimi ne matematike, letersi, fizike dhe biologji. MASH-i rekomandon qe shkollat te punojne me nxenesit e dobet qe te zgjedhin perforcim ne nje apo dy lende me nga nje ore ne jave. Lende me zgjedhje te lire jane modulet e aftesimit per jeten, te pergatitura nga shkolla, si dhe lojerat sportive. Po keshtu, per arsimin e detyruar do te shtohet numri i gjuheve te huaja. "Ritheksojme se gjuhet e huaja ne shkollen e mesme do te vijojne te mesohen ne vijimesi te gjuhes se nisur ne ciklin pararendes, si dhe duke respektuar harten shkollore. Gjuha e nisur ne klasen III apo VI (si gjuhe e pare e detyruar) te vijoje ne kurrikulen berthame. Nese do te kete kerkesa per te mesuar gjuhen gjermane ne gjimnaz, si gjuhe e huaj e pare ne kurrikulen berthame, te perdoret Kurrikula Kombetare per Gjuhet Moderne 2000, e cila ka program te bazuar ne tre ore ne jave", - citohet ne udhezim. Po keshtu, per arsimin e detyruar do te shtohet numri i gjuheve te huaja, cka do te thote se nxenesit e klasave te gjashta, mund te mesojne dy gjuhe te huaja. Per gjuhet e huaja, ne udhezimin e MASH-it thuhet se jane Anglisht, Frengjisht dhe Italisht.
Sherbimi psikologjik, me detyrim edhe ne kopshte
Ministria e Arsimit u ka kerkuar edhe njehere te gjithe drejtorive arsimore rajonale ne vend, qe te plotesojne shkollat me sherbim psikologjik brenda vitit shkollor 2009-2010. Dikasteri i arsimit u ka kerkuar DAR/ZA-ve qe ne fillim te vitit te ri shkollor te kene zevendesuar te gjithe psikologet ekzistues qe nuk kane arsim perkates, me psikologe me arsim perkates. Po keshtu, drejtorite arsimore duhet te sigurojne kabinetin e sherbimit psikologjik dhe pajisjen e tij ne te gjitha shkollat qe ofrojne kete sherbim. Nje risi kete vit mund te quhet ngritja ne cdo shkolle ku funksionon sherbimi i grupit te mbeshtetjes se psikologut. Nje tjeter detyre qe kete vit duhet te plotesojne drejtorite Arsimore eshte edhe shtrirja e sherbimit psikologjik shkollor ne te gjitha kopshtet, detyre e cila duhet te vijoje te behet ne menyre te pershkallezuar, vetem pasi te sigurohet specialisti me arsim perkates dhe kabineti i psikologut i pajisur ne shkolle.
5 vjecaret
Per here te pare kete vit, Ministria e Arsimit ka parashikuar te hape 50 klasa ku nxenesit do ti perkasin moshes 5 vjecare. Keto klasa jane hapur prane ambienteve te shkollave. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit, metodika e mesimdhenies eshte hartuar ne menyre te tille qe te vegjlit te mos ngarkohen