E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me armë pasagjerët, pranga 2 tepelenasve

 Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Saimir Kabën e Fisnik Loglin me akuzën e grabitjes me armë dhe vjedhjes
GJIROKASTËR- Rikthehen grabitjet me armë në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë. Policia e Gjirokastrës kanë arritur që të arrestojnë dje dy persona të akuzuar për një sërë veprash penale që kanë lidhje me grabitjet. Burimet zyrtare pohuan se Saimir Kaba dhe Fisnik Logli janë arrestuar pasi kanë kërcënuar me thika e pistoleta dy persona, kanë grabitur pasagjerët dhe kanë grabitur një banesë.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë të ditur se janë vënë në pranga shtetasit Saimir Kaba, 20 vjeç, nga fshati Dukaj i Tepelenës si dhe Fisnik Logli, 25 vjeç, nga fshati Zhulat. Kapja e tyre është bërë e mundur pas një operacioni të organizuar nga Sektori i Krimeve të Rënda. "Të dy këta shtetas më datën 12/01/2008, rreth orës 04.00 të mëngjesit, në qytetin eTepelenës, kanë marrë si pasagjerë në makinën e tyre tip Golf me targa "TR 8681 C", dy shtetas nga fshati Veliqot (shtetasen H.ZH, 41 vjeçe, banuese ne Veliqot dhe shtetasin Anastas Vasiliu, 42 vjeç po nga ky fshat po me banim ne Athinë)", thuhet në komunikatën zyrtare për shtyp. Mësohet gjithashtu se në vendin e quajtur "Kthesa e Salarisë", pasi i kanë kërcënuar me thikë dhe pistoletë, u kanë marrë pasagjerëvenjë shumë prej 420 eurosh, dy telefona celularë si dhe kanë përdorur dhunë fizike mbi shtetasen H. ZH, të cilën e kanë goditurme sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit dhe më mbrapa i kanë lënë në këtë vend. Por, grabitjet nuk kanë mbetur me kaq, pasi brenda së njëjtës natë, dy të arrestuarit janë futur në banesën me qira të dy nxënësve në vitin e tretë në shkollën pedagogjike në qytetin e Gjirokastrës, të cilët i kanë rrahur dhe u kanë marrë me dhunë 130 euro dhe tre telefona celularë. Vetëm pak minuta pas marrjes së dëshmive të personave të dëmtuar, policia e ka pasur të lehtë identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjeve me armë. Pas arrestimit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina me të cilën kanë realizuar lëvizjen e tyre, si dhe lekët e celularët, ndërsa nuk është bërë ende e mundur gjetja e armës së zjarrit. Grabitjet e banesave kanë qenë të vazhdueshme në rajonin jugor, por në shumë pak raste këto akte janë shënuar me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›