E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten stoli ari me vlerë prej 15 mijë eurove në Tetovë

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 19:00

Një grabitës ka grabitur stoli ari me vlerë prej 15 mijë eurove në një shtëpi në Tetovë.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në shtëpinë e L.Xh, 35 vjeç në rrugën “179”, me ç`rast grabitësi duke shfrytëzuar mungesën e pronarëve të shtëpisë ka hyrë në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe ka kryer grabitjen.

Nga vlerësimi i bërë më pas, pronari ka theksuar se i mungojnë stolitë e arit me një vlerë prej 15 mijë euro.

Policia e Tetovës ka ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit të grabitjes.

Së fundi në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë shtuar grabitjet, me ç`rast grabitësit si cak kanë stolitë e arit. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›