E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan dëshiron Interin

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 17:31

Diego Forlan dëshiron të luajë në Inter. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti uruguaian, i cili pritet të largohet nga Atletico Madridi, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin.

“Po, është e vërtetë, kam marrë një ofertë nga Interi. Të luaj në Milano është një ëndërr e imja”, tha 32-vjeçari.

Kjo çështje mund të mbyllet për 6-8 milionë euro. Ai është i vetëdijshëm se kërkohet edhe nga Galatasaray, Besiktasi e Fenerbahçe, por preferon më shumë pistën Nerazzurre, ku mund të transferohet edhe Carlos Tevez nga Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›