E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitesi perfundon peng i viktimave ne fund arrestohen te tre

Durim Disha u be dje pa dashje vertetim i shprehjes popullore Shkon per lesh e del i qethur. Disha dyshohet se hyri per te vjedhur ne nje shtepi ne Ishem te Durresit por u kap peng nga te zotet e shtepise qe per ta liruar i kerkuan 1 milion leke te vjetra. Historia perfundon me nderhyrjen e policise qe i arreston te tre. Shembull i qarte i deshtimit te lakmise per te bere para qofte edhe te vogla ne menyre te jashteligjshme. Burime nga policia thane se babe e bir Gjoke dhe Bledar Bushaj kane kapur ne flagrance grabitesin e shtepise se tyre dhe e kane mbajtur peng per disa ore dhe per mosdenoncimin ne polici kerkonin 100 mije leke te reja. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te pare te mengjesit te dites se diel ne fshatin Shen Pjeter Ishem te Durresit kur i dyshuari Durim Disha 39 vjec ka hyre ne banesen e Gjoke Bushajt dhe ka vjedhur kabullin elektrik te baneses se tyre. Disha eshte kapur ne flagrance nga i zoti i shtepise se bashku me te birin te cilin te cilet e kane mbajtur per disa ore peng ne banesen e tyre duke i kerkuar ne kembim te moskallezimit ne polici shumen prej 100 mije lekesh te reja. Gjoke dhe Bledar Bushaj pasi nuk kane arritur te marrin shumen e kerkuar te parave nga grabitesi i kabullit elektrik e kane dorezuar ate ne polici se bashku me kabullin e vjedhur. Efektivat e policise se Durresit kane ndaluar te tre personat dhe kane nisur hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes. Durim Disha eshte arrestuar me akuzen e vjedhjes dhe mbajtjes se armeve pa leje pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banese u gjet nje automatik dhe nje kreher me 30 fisheke. Ndersa Gjoke dhe Bledar Bushaj perkatesisht 50 dhe 22 vjec akuzohen nga policia per vepren penale te vetegjyqesise dhe heqjes se paligjshme te lirise ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›