E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitësit e kazinosë në pranga

Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga tre autorët e grabitjes së një kazinoje në Korçë. Burime nga policia bënë të ditur se në pranga janë vënë
Markel Busho, 25 vjeç, Gentian Kosta, 32 vjeç, dhe Mateo Alikaj, 18 vjeç, që të tre, lindur e banues në Korçë, janë tre personat e identifikuar si autorë të krimit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se tre personat e maskuar me kapuçë kanë grabitur një shumë parash nga klientët e kazinosë. Si në pamjet që shikohen rëndom nëpër filma, dje pasdite kapuçët e zinj, nën kërcënimin e armëve, kanë mundur të grabitin një pikë bixhozi të paligjshme në rrugën e Dishnicës, në dalje të qytetit të Korçës. Për të grabitur paratë e kazinosë, personat e maskuar kanë përdorur dhe pistoletat pas rezistencës që kanë hasur tek të pranishmit. Në këtë grabitje, agresorët kanë arritur të vjedhin rreth 8 milionë lekë. Sipas dëshmive të para të grumbulluara në vendin e ngjarjes, policia bën të ditur se maskat kanë hyrë me dhunë në ambientin ku luhej bizhozi i paligjshëm, ku ka mbetur i plagosur rëndë për jetën, 42-vjeçari Adrian Peno, ndërsa janë plagosur, por jo në rrezik për jetën dhe 2 persona te tjere. Më pas grabitësit kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›