PS 91: “Rama fotokopje e Berishës”
Autori i Lajmit: red.
Edi Rama denoncohet publikisht nga anëtarë të PS 91. Anëtarë të kësaj partie dhe kryetari i njësisë bashkiake nr 3, Ilir Kokona, akuzuan publikisht kryesocialistin se po shfrytëzon pushtetin për të trembur anëtarët e Partisë Socialiste që të mos bashkohen me PS 91. Ilir Kokona dhe Gjergj Koja, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PS 91, u shprehën se Edi Rama është turpi i socialistëve, ai nuk mund të jetë as socialist, as lider i opozitës e aq më pak Kryeministër. “Kam ikur nga Partia Socialiste për t i dhënë një ndihmesë shumë të madhe së majtës shqiptare, ashtu si të gjithë këta miq që jemi këtu. Megjithatë, para se të largohesha nga zoti Rama kam qenë në zyrën e tij dhe i kam thënë arsyet e largimit. Dhe më tha “mendoje mirë, se do të kesh shumë probleme me mua”. Kujtova se e kishte me shaka, por absolutisht ishin të vërteta”, - tha Kokona, ndërsa pohon se ai është kërcënuar nga Rama. Ndërsa sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PS 91, e quan këtë veprim si një turp. Sipas tij, përdorimi i Policisë Ndërtimore dhe i Policisë Bashkiake për t i bërë presion një socialisti të mirëfilltë si Kokona, është një prirje e qartë që tregon se Rama është fotokopje e Berishës. Ata theksuan më tej se Edi Rama ndryshe shfaqet para popullit dhe para mediave, ndërsa në realitet kemi një Ramë ndryshe, që nuk pranon as ta kundërshtosh e as të flasësh ndryshe nga ajo që dëshiron ai.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008