E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kuvendi rol vendimtar në nënshkrimin e MSA-së dhe Protokollit të NATO-s”

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje ambasadorët shqiptarë të akredituar në vende të ndryshme të botës. Në hapje të takimit, Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin e saj personal dhe në emër të Kuvendit, për veprimtarinë e ambasadorëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit. Topalli, duke cilësuar si shumë të rëndësishme kontributet e Kuvendit në aktivitetin diplomatik të shtetit shqiptar, u shpreh krenare që evokonte kontributin e Kuvendit në dy elementë themelorë, shtylla të veprimatrisë sonë dipomatike, ecurinë e shpejtë e të suskesshme të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit si dhe procesin e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO. “Unë dëshiroj të falënderoj kolegët e mi në opozitë apo në mazhorancë për kontributin e tyre në këtë drejtim”, - tha ajo.
Në ceremoninë e rastit me ambasadorët dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Shqipërisë, merrnin pjesë nënkryetarët e Kuvendit, kryetarë të grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›