Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

117 kartonë jeshilë të deputetëve shkuan në favor të Kodit, pas diskutimet të gjata dhe debateve të shumta në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Miratimi në komision i bë gjatë paradites së sotme dhe kaloi menjëherë në Parlament.
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
Në bazë të draftit të miratuar tashmë në Kuvend dhe që hyn në fuqi ligjërisht, të gjithë shoferët që kalojnë kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë. Më parë kjo gjobë ka qenë nga 500 deri në 2 mijë lekë. Në të njëjtën kohë, shoferi që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 2 mijë deri në 8 mijë lekë.
“Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejen e drejtimit prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejes së drejtimit bëhet për tre deri në gjashtë muaj”, thuhet në ndryshimet e nenit 140 të Kodit, të miratuar tashmë. /S.Ll/Start/
2011-12-05 11:57