E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Po hetojme abuzimet e Ferrokromit, ne gjykate drejtuesit e dyshuar per korrupsion

Elbasan- Nje tjeter dosje e bujshme per korrupsion pritet te shkoje keto dite ne Gjykaten e Elbasanit. Prokuroria ka gati te perfunduar te ashtuquajturen dosje te "Ferrokromit". Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga organi i akuzes, ndersa dyshohet per abuzime te medha financiare dhe ne kete skandal jane te perfshire drejtues dhe menaxhere te uzines. Hetimet jane shtrire pas viteve 2002, ne kohen kur kjo uzine u mor me koncesion nga kompania italiane DARFO-ALBANIA. Prokuroria nisi hetimet pas sinjalizimeve per pervetesime te medha te aseteve te uzines nga drejtuesit dhe ish-drejtuesit e saj. Nje nga prokuroret e ceshtjes u shpreh se nga investigimet e kryera dhe verifikimet e bera rezulton se disa nga drejtuesit kane shitur prodhime dhe asete te uzines, te cilat ose ndodheshin stok, ose u grabiten qellimisht. Nga inventari i kryer Prokuroria e Elbasanit ka arritur ne konkluzionin se drejtues te kesaj uzine kane kryer procedura te paligjshme financiare duke perfituar shuma te medha te hollash. Ne dosje behet e ditur se eshte vertetuar fakti se personat pergjegjes jane implikuar ne vjedhje dhe mashtrim dhe se shpejti do te dalin para drejtesise. Hetimet jane shtrire edhe ne pasurite e paluajtshme te te dyshuarve brenda dhe jashte vendit. Por nga nje investigim paraprak rezulton se personat pergjegjes nuk ndodhen ne Shqiperi, por te larguar nga vendi, duke siguruar leje qendrimi te perhershme ne SHBA apo Kanada.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›