E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari merr peng ish te fejuaren

ROME - Merr peng ish te fejuaren vihen ne ne pranga nje shqiptar. Policia italiane tha dje se, nje 33-vjecar me origjine shqiptare por rezident ne Porto S. Elpidio, eshte vene ne pranga nga karabinieret e San Benedetto del Tronto. I riu shqiptar, emrin i te cilit nuk eshte bere i ditur, eshte akuzuar se, ka marre peng dhe rrahur ish-fejuaren, pasi ishin ndare. 33-vjecari ishte i fejuar me nje vajze 27 vjece nga Rumania. Por ajo kishte mundur qe te largohej nga vendi ku e mbante mbyllur shqiptari dhe kishte kerkuar ndihme. Ajo i kishte treguar policise se ku ishte mbajtur e mbyllur. Keta te fundit jane nisur ne drejtim te nje banese ne rrugen "Circonvallazione", ku kishte treguar vajza. Policia kishte mundur te gjende te riun ne shtepi dhe e kishte vene menjehere ne pranga. Ai tani ndodhet ne qeli, ne pritje te dale para gjykates.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›