E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet Raifaizen Bank

Grabitet me arme nje pike Raifaizen ne Tirane prane rruges Bardhyl. Ka qene ora 13.40 e dites se djeshme kur nje person i armatosur ka hyre ne filialin e Raifaizen Bank tek rruga Bardhyl. Sipas burimeve te policise personi i maskuar dhe i armatosur ka hyre ne ambientet e bankes duke grabitur nje sasi prej 800 mije lekesh te reja. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe eshte vene ne kerkim te ketij personi qe ende nuk eshte identifikuar. Mendohet se grabitesi nuk ka vepruar vetem, por dyshohet te jete mbeshtetur edhe nga nje person tjeter. Nderkohe vec panikut fatmiresisht nuk ka patur asnje demtim te punonjesve. Pak muaj me pare nje grabitje e ngjashme me arme u krye ne periferi te Tiranes ne degen e bankes greke. Grabitesit e parave u arrestuan vetem pak pas vjedhjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›