Policia britanike fshehu për 18 muaj abuzimin me fëmijët në Tiranë
Dëshmitë rrëqethëse të dhunimit të fëmijëve në qendrën “Fëmijët e tij” dhe arsyet pse policia britanike nuk i denoncoi ato tek autoritetet shqiptare. Pse u fsheh skandali për 18 muaj dhe dëshmitë e 2 britanikëve të akuzuar dhe Devid Braun, i dënuar me 20 vjet burg nga gjykata shqiptare
Nga Paul Luis
Policia britanike ndihmoi në mbulimin e një abuzimi seksual të llahtarshëm në një jetimore të drejtuar nga një misionar kristian në Shqipëri. Oficerët britanikë pranuan që të mbanin sekret detaje të abuzimit në jetimore, pasi drejtori britanik i jetimores, Devid Braun, i bindi ata, se fëmijët ishin abuzuar seksualisht ndërsa ai drejtonte vendin, ky i fundit nuk ishte përfshirë në këtë skandal. Braun, 57-vjeçar, një punonjës bamirësie evangjelist, i cili formoi fondacionin “Fëmijët e tij” shtatë vjet më parë, para dy ditësh u shpall fajtor për “marrëdhënie seksuale” me minorenë. Duke e dënuar atë me 20 vjet në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri, gjyqtari Gerti Hoxha tha se shtëpia ishte përdorur si një “kamuflazh” për abuzimin seksual. Ai shpresoi gjithashtu që dënimi do të shërbente edhe si një paralajmërim te pedofilët e tjerë. Duke qëndruar i paekuilibruar në këmbët e tij, Braun u përcoll nga salla e gjyqit. Dy ndihmësit e tjerë të jetimores mbetën në gjyq për pjesën e tyre të përfshirjes në abuzim. Dy qytetarë të tjerë britanikë vazhdojnë të jenë në gjyq për pjesëmarrjen e tyre në këtë skandal. Dino Kristodulu, 45-vjeçar, një infermier terapeutik nga Blackburn në Lancashire, dhe Robin Arnold, 56 vjeç, një shitës nga Cromer në Norfolk, u ekstraduan në Shqipëri nga Britania në maj. Jetimorja e Braunit përkujdesej për 40 fëmijë dhe bebe të braktisura, ndërsa mbyllja e saj nga policia shqiptare u bë në 2006.
Dhjetë fëmijë nga mosha katër deri në 13 vjeç kanë pohuar pranë policisë shqiptare se ata ishin abuzuar seksualisht nga Braun dhe nga dy britanikët e tjerë.
Në disa raste, fëmijët kanë deklaruar gjithashtu se ata kanë qenë të lidhur në ballkon, janë penguar, rrahur dhe përdhunuar. Ndërkohë një investigim ka treguar se Shërbimi i Inteligjencës Sekrete Britanike ka dhënë detaje për abuzimet në shtëpinë e fëmijës së Braunit 18 muaj më parë, në dhjetorin e 2004-s dhe këto detaje nuk ua treguan homologëve të tyre shqiptarë. Brauni iu kishte thënë anëtarëve të Shërbimit të Inteligjencës Britanike që ishin në vend për të luftuar krimin e organizuar se e dinte që në jetimoren e tij kishte abuzime, por që ai nuk ishte i përfshirë ndër to. Duke marrë për bazë fjalën e tij, detektivët britanikë vendosën që të mos njoftonin policinë shqiptare në lidhje me këtë abuzim. Përpara se të fliste me detektivët, Braun u këshillua me mikun e tij, Alan Moir, një polic në pension nga Inverness. Moir i cili mbështeste drejtimin e jetimores, i organizoi një takim atij me përfaqësuesit e Shërbimit të Inteligjencës Britanike në një hotel në kryeqytetin shqiptar. Në këtë takim, Braun pretendoi se Kristodulu, të cilin ai e kishte lejuar të kthehej në Blackburn, kishte abuzuar seksualisht me fëmijët prapa krahëve të tij. Ai nuk tha asgjë mbi përfshirjen e pretenduar të Arnoldit dhe pretendoi se nuk kishte pasur asnjë njohje paraprake që fëmijët kishin qenë dëmtuar. "Ne morëm një vendim se nuk do të raportonim (abuzimin) tek autoritetet", - thotë Moir. "Ne e dimë se çfarë do të kishte ndodhur – nëse dikush do të ishte arrestuar dhe fëmijët do të ishin rikthyer në rrugë". I pyetur nëse kjo përbënte një fshehje nga ana e tyre për takimin, Moir përgjigjet: "Ky është një përshkrim i drejtë dhe i kujdesshëm. Ne e mbajtëm atë sekret nga shqiptarët. Por nuk ishte se ne donim të fshihnim ndonjë gjë – ne ishim duke u përpjekur të mbronim fëmijët, të hapnim një strehë të re dhe të bënim diçka të mirë për ta. Kjo ishte pikëpamja ime në atë kohë – unë mund ta kem pasur gabim. Duke parë mbrapa, unë ndihem i mashtruar nga Devid. Në atë kohë isha nën përshtypjen se kjo ishte një shtëpi e vërtetë". NCIS kontaktoi policinë e Lancashire, duke kërkuar informata mbi Kristodulu dhe u siguruan se ai nuk ishte duke kërkuar më fëmijë. Asnjë hetim nuk ishte bërë mbi Arnoldin, i cili kishte pasur dy dënime për sjellje të pahijshme ndaj fëmijëve, të cilat datonin në vitet 1980, duke e lënë atë të lirë të udhëtonte për në Malavi, në atë që ai e përshkruante si një mision ndihme, ku kishte takuar fëmijë ndërsa u mësonte Biblën. Nuk ka pasur asnjë përpjekje për të shpëtuar fëmijët romë në strehën jetimore, ku Braun flinte me djemtë në krevatin e tij. "Shumë prej nesh ishin në siklet mbi atë që kishte ndodhur atje", - thotë një prift, i cili kishte rënë dakord të mos informonte policinë shqiptare mbi strehën. "Por ne besonim se Devid ishte një njeri i mirë. Dhe ne nuk donim që e gjithë ajo punë e mirë që kishat tona kishin bërë të lidhej me jetimoren e Devid". Në maj 2006, Braun kishte përshtypjen se përpjekja për të mbuluar këto raste kishte pasur sukses dhe parashikonte të hapte një tjetër shtëpi nën një emër të ri. Moir dërgoi rreth 20.000 euro nga paratë e tija për në Shqipëri, të cilat ai tha se ishin për një depozitë mbi tokën, ku ata mund të ndërtonin një strehë të re. Por për Braun, loja kishte marrë fund. Duke marrë informata mbi një rrjet të mundshëm pedofilie që vepronte brenda vendit, autoritetet shqiptare mbyllën jetimoren e rrënuar, arrestuan Braun dhe, disa muaj më vonë, ekstraduan Kristodulu dhe Arnoldin për të dalë përpara gjyqit në Tiranë. Vetëm atëherë – 18 muaj pasi zyrtarëve britanikë u ishte thënë për abuzimet në jetimore – filloi një hetim i plotë kriminal. Një zyrtar i lartë i policisë britanike i përfshirë në këtë hetim thotë se ai ishte "befasuar" kur zbuloi se abuzimi ishte mbuluar nga kolegë të tij. "Baza e vërtetë për mbrojtjen e fëmijës është: shpëtimi i fëmijëve", - tha ai. "Vendimi që ishte marrë nga dhjetori 2004 ishte qartazi një gabim. Ai ka rrezikuar jetën e fëmijëve të pambrojtur". Në një deklaratë, Agjencia për Krimin e Rëndë të Organizuar (SOCA), e cila ka marrë funksionet nga NCIS, mohoi se zyrtarët e saj ishin përfshirë në mbulimin e krimit, duke saktësuar se akuzat "i paraprijnë krijimit të SOCA" dhe komunikimi midis agjencive të zbatimit të ligjit, britanike dhe shqiptare, prej asaj kohe është përmirësuar. "Nuk ka pasur asnjë mbulim. Marrëdhëniet me shqiptarët në 2004 nuk kanë asnjë krahasim me marrëdhëniet që SOCA ka zhvilluar prej 2006. Në të njëjtën kohë, zyrtarët vepruan mbi bazën e këshillës më të mirë të mundshme në ato rrethana. Marrëdhënia e shkëlqyer që ne kemi tani ka çuar në daljen përpara gjyqit në Shqipëri të tre shtetasve britanikë". Të intervistuar në burg përpara verdiktit të djeshëm, të tre britanikët e akuzuar i deklaruan Guardian se me fëmijët ishte abuzuar në strehës. Por të gjithë mohojnë implikimin e tyre personal në abuzim, duke akuzuar njëri-tjetrin. Kristodulu thotë se fëmijët kanë qenë inkurajuar që të thoshin gënjeshtra mbi të. "Është mizore për dikë që të përdorë fëmijët kundër meje", - tha ai. Arnold tha se megjithëse ai në të kaluarën kishte sulmuar fëmijët, ai ishte i pafajshëm ndaj akuzave. "Unë jam këtu, sepse Zoti është duke më përdorur mua për t’i vënë poshtë këta bastardë të tjerë", - tha ai. Avokatët mbrojtës të të dyve kanë vënë në dyshim vlefshmërinë e dëshmive të dhëna nga fëmijët, duke pretenduar se ato ishin "manipuluar" nga prokuroria. Braun i përshkroi Kristodulu dhe Arnold, të cilët ai fajësoi për abuzimet, si "ujqër me lëkurë qengji". Ai e përshkroi gjyqin e tij si "ditën time në kryq". “Unë jam babai i këtyre fëmijëve dhe unë e kam për detyrë nga Zoti t’i mbroj ata", - u shpreh ai.
Përgatiti: Lorena Kollobani