E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, familja apel në News24. Dhjetëra qytetarë, ndihma

Pas publikimit të apelit për ndihmë pranë TV “News24”, për shkak të jetës tejet të vështirë, kanë ardhur edhe reagimet e para për ndihmë për familjen Geci në Levan të Fierit. Të shumtë kanë qenë ata që duan të ndihmojnë këtë familje. APELI 

FIER- Pesë fëmijët jetimë të familjes Geci janë kontaktuar nga dhjetra qytetarë brenda dhe jashtë vendit që janë interesuar për të dhënë kontributin e tyre ekonomik për familjen e varfër.

Pas kronikës së dhënë në “News24” mbi dramën që ekziston në këtë familje, e cila jeton në kushte tejet të vështira në Levan të Fierit, emigrantë që jetojnë në Itali, kanë kontaktuar me familjen Geci për të kontribuar financiarisht, por jo vetëm. Interes ka patur dhe nga dhjetra qytetarë brenda vendit.

Fëmijët, ku më i madhi është vetëm 13 vjec, ndërsa më i vogli 5 vjeç, jetojnë vetëm me të atin pas vdekjes se nënës. Ata janë në qiell të hapur duke jetuar vetëm me një pension prej 7500 lekësh që merr babai i sëmurë mendor. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna është vetëvrarë me armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës,

Ndërsa babai i tyre u shtrua në spitalin Psikiatrik mbas ngjarjes tragjike të së shoqes. Apeli që u bë një ditë më parë në “News24” ngjalli shpresën tek këta fëmijë. Ndërsa në bazë të kontakteve dhe interesit të vazhdueshëm nga “News24” mësohet se reagim ka pasur dhe nga drejtoria e përgjithshme e Entit të Banesave për të gjetur një zgjidhje për strehimin e familjes Geci. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›