Opozita i jep fund bojkotit parlamentar
21/10/2011 Në seancën e djeshme plenare u votuan në unanimitet dy projektet e qeverisë
PS voton projektet e qeverisë, por shtyhen sërish ligjet e integrimit
Opozita i ka dhënë fund dje marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin, ku pas më shumë se dy vjetësh ajo i kish mohuar votat e saj votat e saj projektligjve të qeverisë. Megjithëse ishin ligje që nuk kërkonin detyrimisht votim të cilësuar, ato kanë marrë miratimin e deputetëve të opozitës. Duhet theksuar se, ligjet që janë cilësuar si kusht për integrimin janë shtyrë sërish. Që prej shtatorit të 2009-s opozita e majtë nuk ka votuar asnjë projektligj të qeverisë, duke ndikuar ndjeshëm në vendimin e javës së kaluar, ku Këshilli i Evropës refuzoi për të dytin vit radhazi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Votimi i djeshëm
Në seancën e djeshme plenare, deputetët socialistë kanë votuar pro për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Bilishtit, një investim ky i qeverisë austriake dhe që parashikon një shumë financimi prej rreth 7,5 milionë euro. Me 127 vota pro dhe 1 votë kundër, e deputetit të PS-së Saimir Tahiri, mazhoranca dhe opozita miratuan dje marrëveshjen për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i Bilishtit - kontratë me çelësa në dorë”. Projekti parashikon ndërtimin e dy puseve, duke përfshirë edhe instalimin e pompës zhytëse, rehabilitimi i stacionit të pompimit kryesor, ndërtimin e linjës kryesore të transmetimit, ndërtimin e një rezervuari të ri, rrjetit shpërndarës, si dhe blerja e pajisjeve laboratorike dhe teknike. Pjesë e këtij projekti është edhe trajnimi i stafit për të rritur efiçencën dhe standardet në shërbim të qytetarit. Gjithashtu, socialistët votuan pro edhe për marrëveshjen tjetër për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve e mallrave mes Shqipërisë e Kosovës.
Ligjet e pamiratuara
Kuvendi ka rikthyer në rendin e ditës së punimeve të djeshme vetëm një nga projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, atë për Gjykatën Administrative, duke lënë për seancat e ardhshme miratimin e projektligjeve të tjera që kërkojnë 3/5, siç janë projektligjet me ndryshime të disa kodeve të Republikës së Shqipërisë. Kjo duket të jetë një taktikë e mazhorancës për t’i dhënë shans dialogut konstruktiv e bashkëpunimit në Kuvend me opozitën për disa nga reformat integruese për vendin, reforma të kërkuara përmes 12 rekomandimeve të KE-së. Por edhe dje opozita ka këmbëngulur që është gati për bashkëpunim dhe dialog me mazhorancën, me kushtin që ligjet dhe reformat të jenë vërtet integruese dhe jo të arnuara sa për t’u hedhur hi syve të BE-së. Ndërkohë deputetët u njoftuan për depozitimin e draftit ligjor të grupit parlamentar socialist “Për ndryshimin e tatimit mbi vlerën e shtuar”, i cili pritet të jetë pjesë e debatit në mbledhjet e komisioneve parlamentare të Kuvendit javën e ardhshme. Ndërsa projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’” u shty për në seancën e ardhshme, pasi ende nuk është miratuar nga Komisioni i Ligjeve.
Jozefina Topalli
Deputeti socialist Samir Tahiri, të cilit iu kërkua një shpjegim për qëndrimin e tij kundër marrëveshjes, në sqarimin e tij kërkoi ndjesë për votën e tij. Kaq ka mjaftuar që Kryetarja e Kuvendit t’i kujtojë grupit të opozitës se ende nuk ka kërkuar ndjesë që nuk e ka zhbllokuar mundësinë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. “Bojkoti juaj dhe mosvotimi i ligjeve me 84 vota ndikoi në mosdhënien e statusit një javë më parë”, - tha Topalli.
Refuzimi i statusit
“Mosfunksionimi i parlamentit ka ardhur si rezultat i ngërçit politik mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të kundërshtive mes tyre”, - kështu u shpreh javën e kaluar gjatë raportimit të tij në Komisionin e Jashtëm të PE-së, komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, i cili theksoi se do të kishte dashur më shumë progres nga Shqipëria.
Ai përmendi 12 rekomandimet kyç të lëna si detyrë për Shqipërinë, prioritete që nuk u përmbushën pikërisht prej ngërçit politik dhe bojkotit parlamentar.