E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi i pronareve, jepen dhe 1.5 miliarde leke Rozeta Rapushi

Qeveria premton fonde te tjera per kompensimin e pronareve brenda ketij viti. Nderkohe qe kerkon kompensim te shpejte per 350 pronaret, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet pa leje. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, zhvilloi dje nje takim te posacem me kreun e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Cefa, si edhe zyrtare te larte te kesaj agjencie, per te pare nga afer ecurine e procesit te kompensimit. Pas ketij takimi, Nishani i kerkoi kreut te AKKP-se, te ece shpejt me shqyrtimin e dosjeve te depozituara nga pronaret per vendim si dhe u beri apel te gjithe pronareve, te bejne ne kohe aplikimet per kompensimin financiar. Jane 1.5 miliarde leke, te cilat vihen ne dispozicion nga qeveria per kompensimin e pronareve, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet pa leje qe jane ne proces legalizimi. "Procesi per kompensimin e pronave, eshte duke ecur paralelisht me ate te legalizimit te ndertimeve pa leje. Pra, vendimet e qeverise, reflektojne vendimin e ALUIZNI-t per legalizimin e prones qe eshte ndertuar ne zone informale, dhe njekohesisht ne po te njejtin vendim, parashikohet vendimi per kompensimin fizik te pronarit qe shpronesohet nga legalizimi i kesaj prone", tha Nishani, duke garantuar keshtu te gjithe pronaret, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet pa leje, se do te kompensohen ne baze te ligjit ne fuqi. Sipas tij, fondi prej 1.5 miliarde lekesh nga qeveria, eshte vene pikerisht per kompensimin e pronareve te kesaj kategorie dhe deri me sot, numerohen 350 te tille, te cileve u eshte zene toka nga ndertimet pa leje dhe kane te drejten te perfitojne nga kompensimi. "Kjo eshte ceshtja per te cilen, iu referova faktit qe qeveria pikerisht per kompensimin e ketyre 350 subjekteve te identifikuara deri me tani, eshte vene ne dispozicion nje fond prej 1.5 miliarde lekesh. Fond i cili do te shtohet edhe me nje shume tjeter te konsiderueshme deri ne fund te vitit", premtoi ministri. Sipas tij, pikerisht per kete ceshtje, u zhvillua edhe takimi i djeshem me drejtuesit e agjencise, per amendime apo dhe nderhyrje te mundshme ne legjislacion, per masa administrative qe kane te bejne pikerisht me krijimin e mekanizmave efektive te brendshme per trajtimin e ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave. "Natyrisht diskutuam edhe per masat buxhetore te cilat mbeshtesin ne fund te fundit te gjitha keto masa te mesiperme qe permenda", theksoi Nishani. Ne kete kuader, ministri garantoi kompensim financiar per te gjithe pronaret si dhe nje bashkepunim me te mire me te gjitha institucionet shteterore te interesuara per administrimin e prones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›