E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet me karta elektronike

Emigrantët e huaj në Greqi do të pajisen me lejet e qëndrimit në formën e kartave elektronike. Aplikimet pritet të nisin në muajin maj të këtij viti dhe sipas shtypit grek do të lehtësojnë praktikat e legalizimit të emigrantëve. Ndërkaq, megjithë angazhimin e Ministrisë së Brendshme shqiptare, ende në selitë konsullore në Greqi nuk ka nisur lëshimi i pasaportave biometrike për emigrantët shqiptarë. Autoritetet greke njoftuan se do të fillojnë prej Majit të këtij viti procesin e pajisjes me lejet e qëndrimit në formën e kartave elektronike të emigrantëve të huaj, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë në Greqi ata nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm grek Janis Raguzis ka firmosur vendimin, i cili merret në kuadër të një pakete masash të qeverisë greke për të plotësuar standartet e Bashkimit Europian në trajtimin e emigrantëve. Të dhëna të shtypit grek pohojnë se leja e qëndrimit në formë elektronike pritet t`u kushtojë emigrantëve 165 Euro nga 150 euro që u kushton sot. Proçesi pritet t`i ndihmojë emigrantët ,veçanërisht shqiptarë, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë hasur ne pengesa te shumta në marrjen e lejeve të qëndrimit apo ripërtëritjen e tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›