Grabitet banka: personi në kërkim

Pasditen e sotme një person i pa armatosur ka grabitur një filial të bankës NBG, të ndodhur në autostradë.Personi ende i paidentifikuar nga policia, ka mundur të grabisë 500 mijë lekë të vjetra, pasi në atë moment ka qënë e pranishme vetëm një punonjëse e kësaj agjensie. Policia është në vendgjarje, dhe ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit i cili është larguar në drejtim të paditur. Kjo është hera e dytë që kjo bankë është grabitur, pasi rasti i parë i përket vitit 2009.