Brazili jashtë, Holandakalon në gjysmëfinale
JOHANESBURG- Holanda ka mundur 2-1 Brazilin, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Në një ndeshje spektakolare, të mbushur me emocione dhe padyshim nga më të bukurat e këtij Botërori, skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk ka arritur të kalojë pengesën kryesore, atë që mbante emrin e 5 herë kampionëve të botës. Ka qenë një ndeshje me dy fytyra ajo e luajtur në “Nelson Mandela Bay”, me Brazilin që ka dominuar totalisht në pjesën e parë dhe me Holandën që ka bërë mrekullinë në të dytën. Felipe Melo ishte heroi në të mirë e në të keq për skuadrën e Dungës. Në pjesën e parë mesfushori i Juventusit dha një pasim të artë, që solli golin e Robinjos, ndërsa në të dytën gaboi në të dy rastet e golave të Holandës, për t’u larguar më pas me karton të kuq. Tulipanët kanë merituar gjithçka në këtë takim, ndërkohë që për brazilianët mund të thuhet se kanë bërë një gjysmë “vetvrasje”, duke u lejuar atyre shumë hapësira dhe duke u nervozuar në shumë momente. Në pjesën e parë, lojtarët e Dungës mund të kishin shënuar disa herë, por mania për të dhuruar momente spektakli apo një formë e mirë e portierit Stekelenburg, nuk i ka lejuar. Uesli Shnajder ka qenë ai që ka bërë diferencën në këtë ndeshje. Goli i barazimit për Holandën erdhi nga një krosim i tij, i devijuar nga Felipe Melo, ndërsa i dyti, u shënua nga vetë fantazisti me një devijim me kokë në zonë.
Ndeshja
Takimi nisi me supremacinë e Brazilit, që ka dominuar në çdo aspekt. Pas vetëm 10 minutash, Felipe Melo gjen Robinjon me një vertikale të bukur dhe ai nuk fal. Loja më pas është e tëra nën këmbët e brazilianëve, ndërkohë që Rikardo Kaka tenton me një parabël spektakolare të pritur nga portieri. Pjesa e parë mbyllet me një goditje të Maikon, që devijohet në korrne nga Stekelenburg. Ndërkohë, e dyta e nis më e mirë për formacionin portokalli. Bastos nervozohet shumë me Roben dhe rrezikon kartonin e dytë të verdhë, kështu që Dunga e nxjerr për ta zëvendësuar me Xhilberto Melo. Minuta e 53-të sjell golin e barazimit. Krosi i Shnajder devijohet në portë nga Felipe Melo, i cili e bën të pavlefshme daljen e Zhulio Sezar. Më pas, në fushë është një dominim i holandezëve, ndërsa brazilianët duken të nervozuar. Minuta e 68-të është fatale. Një goditje këndi e Roben, devijohet nga Kajt dhe dërgohet në rrjetë nga Shnajder, i lënë i lirë nga Melo në zonë. Mesfushori i Juventusit e mbyll ndeshjen në minutën e 73-të, me një karton të kuq të marrë për një goditje ndaj Roben. Një moment që ndryshoi ndeshjen edhe pse Brazili me 10 vetë arriti ta vendosë në vështirësi formacionin e Van Marvijk. Dy goditje këndi të Maikon për pak përfunduan në rrjetë, ndërsa në minutat e fundit ishte Kaka që për pak barazoi pas një aksioni personal, por topi u devijua në korrne. Përfundoi këtu, me holandezët që kalojnë në gjysmëfinale, për herë të parë që prej vitit 1998.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)