E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Maskat", dy persona në pranga


Në sajë të operacinit të koduar "Maskat", policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi kishin organizuar për të bërë disa grabitje me armë dhe maska të disa karburanteve dhe banesave që ndodhen në Lagjen "28 Nentori" në Vlorë. Policia ka vënë në pranga Viktor Ibrahim Nuredinaj lindur dhe banues në Vlore dhe Lodian Napolon Zykaj lindur dhe banues në Vlorë.
Ne momentin e arrestimit të dy shtetasve iu gjetn dhe iu sekuestruan në cilesinë e provës materiale : dy automatik Mod 56 (kallash nikov), 150 fisheke mod 56 , 5 karikatore mod 56, njëe arme pistolete mod 54 (TT),2 krehëra pistolete me 14 fisheke , 5 palë doreza të gomuara, katër maska me ngjyrë të zezë, dhe një qese me sallam të helmuar që do të perdorej për të helmuar qenin e objektit ku do të behej grabitja. Policia i ka arrestuar të dy shtetasit për veprat penale të: Vjedhjes me armë në bashkepunim e ngelur në tentativë, sigurimi i mjeteve për vjedhje,armbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës. Keta shtetas kanë qënë të denuar më parë si dhe kanë qënë anëtare të një bande të rrezikshme gjatë trazirave të vitit 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›