E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitetme armë filiali injë banke

TIRANË- Pasditen e sotme rreth orës 14:00 një person i armatosur ka grabitur një filial të bankës NBG, të ndodhur në autostradë. Personi ende i paidentifikuar me të hyrë në filialin e bankës ka kërcënuar me armë punonjësen duke grabitur kështu një shumë parash prej 50 mijë lekësh të reja.

Me të grabitur bankën, personi është larguar në drejtim të paditur, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje ku kanë nisur hetimet paraprake.

Fillimisht është marrë në pyetje punonjësja e bankës, ndërsa është shpallur në kërkim grabitësi i paidentifikuar. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›