Tiranë, Rama përuronrikonstruksionin e çerdhestek Bregu i Lumit
TIRANA- U përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama godina e re me cerdhe dhe kopësht në zonën e Bregut të Lumit, e cila tashmë gëzon standartet më të mira për fëmijët. Në inaugurimin e këtij ambienti për fëmijë ishte edhe kryetari i Bashkisë, Edi Rama, theksoi rikonstruksioni është mjaft i rëndësishëm për banorët e zonës si për fëmijët ashtu edhe për prindërit të cilëve në këtë mënyrë u lehtësohen kushtet për mbajtjen e fëmijëve të tyre.
“Jemi të pranishëm në një prej transformimeve më të jashtëzakonshme të një gërmallë në një cerdhe –kopësht të këtyre standarteve dhe kushteve ku vogëlushët e kësaj periferie do të mund të vijnë dhe të rriten së bashku si ska më mirë, duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe kushtet" theksoi Rama.
Rikonstruksioni ka kushtuar në total 27 milionë lekë, janë shtuar ambientet për fëmijët dhe janë përkthyer ndjeshëm kushtet ekzistuese përfshirë sistemin e ngrohjes, instalimin e radiatorëve përfshi kuzhinën profesionale.
(e.n/news24/BalkanWeb)