Thaçi fton qytetarëtpër maturi në Mitrovicë
PRISHTINE- Kryeministri, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, pas shpërthimit në mëngjes në Mitrovicë. Kreu i qeverisë ftoi qytetarët të jenë të matur, ndërsa kërkoi nga organet kompetente zbardhjen e cështjes.
Ndërkaq Thaci ka informuar qytetarët për hapjen e Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mëngjes ka hapur një Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës. Kjo qendër do të ofrojë shërbime që janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë”, tha Thaçi.
Në këtë qendër do të punojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të autoriteteve lokale të Komunës së Mitrovicës.
Qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve do të mund të pajisen me dokumente të ndryshme personale për nevojat e tyre.
Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t’i shprehin në mënyrë paqësore dhe demokratike.
“Dua të ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rëndit dhe ligjit, dhe për t’iu shërbyer qytetarëve anekënd Kosovës.Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër”, deklaroi kryeministri.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)