E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster, pleq ne kerkim, tre ne pranga

Gjirokaster- Tre pleq te kerkuar per krime te ndryshme jane arrestuar nga Policia e Gjirokastres ne 24 oret e fundit, ndersa nje i katert u ndalua ne piken kufitare te Kakavijes, teksa kthehej nga Greqia per pushime dhe kerkohej per trafik klandestinesh. Burime zyrtare bene me dije se i pari eshte ndaluar 71-vjecari Faik Mumollari, banues ne fshatin Leskoves te Permetit. I moshuari kerkohej si i dyshuar per vepren penale te "shkaterrimit te prones me zjarr" dhe gjykata kishte dhene masen "arrest me burg" ne mungese. Po dje eshte ndaluar nga agjentet e sektorit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar Zija Troplini, 60-vjec, banues ne Durres, i shpallur ne kerkim pasi dyshohet se eshte autor per vepren penale te "mashtrimit". I treti eshte ndaluar nga agjentet e Parandalimit te Krimit Ramadan Qyrdedi, 70-vjec, banues ne Becisht te Tepelenes, ndersa ishte i kerkuar me vendim gjykate qe e kishte denuar me 8 muaj burg per vepren penale "prodhim dhe mbajtje te armeve dhe municioneve luftarake pa leje". Kurse kontrolloret e Kakavijes i vune prangat gjate kthimit per ne Shqiperi, Florant Gremit 20-vjec, nga Fieri, pasi policia e Korces e kerkonte per trafik klandestinesh dhe ishte dhene masa "arrest me burg" ne mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›