Varfëria, vetëvaret babai i 4 fëmijëve
10/06/2009 E gjen e shoqja në mëngjes të varur tek pema përballë shtëpisë. Prej ditësh shenja depresioni
FIER- Papunësia që shpesh shoqërohej në familjen e tij me mungesë të mallrave ushqimore për vete dhe 4 fëmijët kanë qenë faktorët më negativë që e çuan fatalisht drejt vetëvarjes kryefamiljarin nga Lushnja.
Vetëvrasja
Një baba i katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në pemën që kish në mes të oborrit të banesës ku ai jetonte në fshatin Rrapëz të komunës Kolonjë. Ai është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij në agimin e ditës djeshme, të cilët kanë njoftuar policinë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lushnjare, mësohet se shtetasi Fatmir Halili lindur në fshatin Zavalan të Elbasanit e banues në fshatin Rrapëz të Lushnjës është gjendur i vetëvarur në banesën e tij. Shkaku, pohuan këto burime, ka qenë ekonomia e dobët edhe pse ai disa vjet ka qenë emigrant i rregullt në Greqi. Burimet policore pohuan se pasi kanë marrë në pyetje familjarët është mësuar se një natë më parë 38-vjeçari Halili kish qenë i shqetësuar.
Ai edhe pse kish shkuar për të fjetur në dhomën e gjumit, nuk flinte. Bashkëshortja e tij e ka ndier në mëngjes herët teksa ka dalë nga dhoma e gjumit, por kish menduar se do të dilte për punë, si çdo mëngjes. Ka qenë ora shtatë e mëngjesit kur ajo teksa ka dalë nga shtëpia për të bërë punët dhe është ndeshur me trupin e pajetë të bashkëshortit të vet të vetëvarur me litar në fyt në degën e një peme që ndodhej në oborrin e banesës ku ata jetonin. Më pas mes kujës dhe qarjeve kanë qenë komshinjtë që janë afruar në banesën e tyre e më pas është njoftuar policia. Grupi i ekspertëve që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrjen e kufomës dhe në të nuk janë vërejtur shenja dhune. Autopsia e kufomës është kryer në morgun e spitalit te qytetit.
Kanë qenë edhe deklaratat e familjarëve që kanë pohuar se 38-vjeçari kish paraqitur stres për shkak të ekonomisë së dobët që kish në familje. Ai punonte me hope, kur gjente punë. Nga martesa ai kish katër fëmijë dhe ekonomia e dobët kish bërë që ai të merrte vendimin e vetëvrasjes. Edhe pse ka qenë emigrant për disa vjet në Greqi, ai ende nuk kish të ardhura të mjaftueshme për familjen e vet.