Vrau gjatë grabitjes në ‘97-n, arrestohet nga policia
10/06/2009 U kap në Kakavijë
FIER- Kishte kryer vepër të rëndë penale rreth 12 vjet më parë, por është arrestuar me një bashkëpunim të shkëlqyer të bluve fierakë dhe ata të qytetit të Durrësit. I kërkuar për ekzekutimin e masës së sigurimit të caktuar nga gjykata e Fierit një 32-vjeçar nga Tepelena ka rënë në pranga të bluve të Fierit. Fatjon Z. është ndaluar disa ditë pasi gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij për veprën penale të vjedhjes me armë dhe prodhimit dhe mbajtjes së narkotikëve. 32-vjeçari është implikuar në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1997 ku ka mbetur i vdekur një shtetas. Burimet zyrtare të policisë citojnë faktin se F. Z akuzohet pasi në datën 31 korrik të vitit 1997 ka marrë pjesë në grabitjen me armë që është bërë në aksin Fier-Lushnjë së bashku me dy persona të tjerë të pa identifikuar. Të njëjtat burime pohojnë se nga kjo ngjarje ka mbetur i vrarë me armë zjarri Robert Meraj, i cili udhëtonte në drejtimin Durrës-Tepelenë me një mjet autobot. Mësohet se Zota se bashku me dy personat e tjerë që kërkohen nga policia ka ndaluar mjetin që drejtohej nga Robert Meraj dhe Florijan Sinani. Qëllimi i tyre ka qenë grabitja, ndërsa viktimë e këtij krimi ka mbetur Robert Meraj.
I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare u kap gjatë kohës kur përpiqej të kalonte pikën kufitare të Kakavijës.