E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli teknik: Betoni në standardet e kërkuara

10/06/2009  Seanca për tragjedinë e 9 nëntorit

GJIROKASTËR - Detajet teknike për mënyrat e plintimit dhe prodhimin e materialeve inerte në zonën ku u rrëzua pallati pesëkatësh, kanë karakterizuar seancën e pestë gjyqësore në ngarkim të shtatë personave të akuzuar për këtë ngjarje. Drejtuesi i seancës gjyqësore, Desard Avdulaj, ka dëgjuar dëshminë e punëtorit të një firme për prodhimin e betonit për plintat, si dhe pronarin e firmës “Terlis”, Vangjel Gogo, përgjegjëse për plintimin e masivit mbrojtës betonizues në zonën ku do të ngrihej godina shtatëkatëshe. Dy dëshmitarët janë kërkuar nga organi i akuzës, të cilët kanë dhënë me detaje teknike se si është vepruar në ecuri deri në momentin e ndodhjes së tragjedisë. Punëtori i firmës ndërtuese që merrej me përgatitjen e betonit, pati deklaruar para trupit gjykues se porosia e drejtuesve të firmës që merrej me ndërtimin e plintave ndërtuese ishte e qartë, dërgimi i masës së kërkuar të betonit të tipit 250 posaçërisht për ndërtime të nëndheshme. Kontrolli teknik i bërë ka rezultuar i saktë, duke dalë në përfundimin se përgatitja e betonit ka qenë e standardizuar në parametrat e kërkuara sipas projektit ndërtues.

Sipas drejtuesit të firmës “Terlis”, Vangjel Gogo, i cili u pyet gjatë seancës së sotme, punimet kanë qenë konform projektit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›