PDK, fitore mes parregullsish
Partia Demokratike e Kosovës rezulton te jete fituese ne zgjedhjet e pjesshme te 9 janarit. Rrjeti i organizatave joqeveritare demokracia ne veprim ka publikuar rezultatet paraprake te rivotimit ku PDK-ja kryeson bindshëm megjithëse me mijëra vota me pak se ne zgjedhjet e jashtëzakonshme te 12 dhjetorit. PDK-ja ka siguruar fitoren me një përqindje te larte përveç bastionit te AAK-së ne Deçan, ku partia e Ramush Haradinaj ka fituar me 58%. Ne komunat e tjera ka udhëhequr PDK-ja e Hashim Thaçit me këto rezultate: ne Skenderaj me 96%te votave, Ne Drenas 92 %, ne Malishevë 81% dhe ne Lipjan 89%. Ismet Kryeziu nga Demokracia ne Veprim nënvizoi disa nga parregullsitë qe e shoqëruan ketë proces zgjedhor. Edhe përsëritja e zgjedhjeve ne këto pese komuna u shoqërua me disa incidente. LDK, AAK dhe Vetëvendosja kane akuzuar partine Demokratike për manipulimin e votimeve. Shqetësimi kryesor ishte moslejimi i komisionerëve te partive te tjera ne komunat e njohura si bastione te PDK-së. Këto zgjedhje u karakterizuan serish nga votimi familjar si dhe nga ndërkreja e energjisë elektrike ne disa vendvotime.
Shpërndaje