E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PDK, Ndoka: Prokuroria është politike

Kreu i demokristianeve nard ndoka ka reaguar pasi prokuroria e Shkodres mbylli hetimit per akuzen e manipulimit te zgjedhjeve ne kete qark qe forca e tij politike kishte bere. Dehtim te prokurorise dhe nenshtrim te drejtesise ndaj pushtetit e  konsideroi Ndoka mbylljen e hetimeve nga prokuroria, te denoncimit te PDK.

"Dështimi i hetimit të zgjedhjeve në Shkodër, për fat të keq i shtohet vargut të gjatë të dështimeve të prokurorisë shqiptare për hetimin e cështjeve kriminale. Qëndrime të tilla poshtëruese dhe në kundërshtim me ligjin të organit të akuzës, krijojnë një situatë alarmante që duhe të shqetësojë jo vetëm politikanët e opozitës, por cdo qytetar shqiptar, që ndjen peshën e rëndë të kapjes së shtetit dhe të institucioneve kushtetuese nga banda e qeverisjes", tha Nard Ndoka, kryetar i PDK.

Në emër të opozitës së bashkuar, Ndoka i beri thirrje kryeministrit Berisha, të heq dorë nga ajo qe ata e cilesojne, si demagogji dhe mashtrime dhe të pranojë pa kushte ofertën e opozitës për hetimin parlamentar të zgjedhjeve si e vetmja menyre pr te nxjerre vendin nga kriza perfundoi Ndoka.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›