Debate për përmbytjen e Shkodrës

Ne seancen e radhes ne Parlament deputete te majte kane perqendruar diskutimet te zonat e permbytyra dhe kane bere pergjegjese qeverine, nderkohe qe nuk mungoi reagimi i perfaqesuesve te maxhorances.
"Prej 6 vjetësh në asnjë kanal të ujërave të larta, Zemen-Tale, Spiten- Barbulloi, përroin e Pllanës, të Zemenit, Spitit apo Borizanës nuk është hedhur asnjë kokërr leku", tha Gjoke Jaku, deputet PS. "Në 4 vitet e mandatit të partisë së deputetit që sapo foli investimet për argjinaturën e qarkut të Lezhës, kanë qenë 115 milionë lekë. Në 4 vitet e shkuara, investimet tona kanë qenë 496 milionë lekë, pra 4 fish më shumë", u shpreh Sokol Olldashi, deputet PD.
"I nxirrni nga sirtarët e harruar projektet e tjera të specialistëve tanë, të ndërtoni strategjinë e mbrojtjes së Shkodrës dhe deklarojini ato dhe me financat", tha Astrit Beci, deputet PS. "Ju nuk doni ti dëgjoni këto fakte, sepse ju doni të rrëzoni qeverinë, me kuti nuk e dorëzoni dot, doni ta rrëzoni me përmbytjet, duke spekuluar me situatën në të cilën ndodhen banorët e Shkodrës dhe të nënshkodrës. Sepse qëllimi juaj nuk është solidariteti me ta, po qëllimi juaj është përdorimi i fatkeqësisë për të dëmtuar qeverinë", është shprehur Ilir Meta, zv.kryeminister.
Dy jave me pare zona e nenshkodres u perfshi nga permbytjet, pervec mexhamit te situates, kryeministri ka bere te njohur nisjen e disa projekteve afatshkurtra dhe afatgjata qe do te shmangnin perseritjen e ngjarjeve te tilla.
Taulanta Boja