E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Shkodra nuk u manipulua. Rama dështoi me akuzat për votën

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli paraqiti ne sallen e Parlamentit nje vendim te prokurorise, qe hidhte poshte pretendimet e demokristianeve per manipulime te zgjedhjeve ne Shkoder. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ka patur manipulim te rezultatit dhe sipas kryeparlamentares, Edi Rama e dinte kete, ndaj dhe nuk ju drejtua asnjehere organit te akuzes, per te hetuar zgjedhjet te cilat ai i cilesoi te vjedhura.

"Ja prokuroria, pikë më pikë, një më një. Të kërkoni falje, ti kërkoni falje Shkodrës, shqiptarëve. 6 muaj rresht nuk ju la të hyni në Parlament, 6 muaj rresht u përpoq me të gjitha mënyrat që ju të humbnit mandatin. Kjo ishte e vërteta, përplasjani kryetarit tuaj, këto janë zgjedhjet më të mira që shqiptarët kanë bërë, dhe vendimi i një institucioni të pavarur. Këto janë zgjedhjet dhe kjo është arsyeja pse nuk shkoi njëherë në Prokurori", tha Jozefina Topalli, kryetare Parlamenti.

I vetmi reagim qe erdhi nga opozita ishte ai i deputetit Blendi Klosi, qe u shpreh se vetem komisioni hetimor do te zbardh te verteten e zgjedhjeve. "Ai komision do të jetë komisioni i cili do të tregojë të vërtetën e manipulimit elektoral të 2009. Ai komision do të jetë një komision që do ti tregojë të gjithë shqiptarëve që Sali Berisha nuk është kryeministër i votave të shqiptarëve po është një kryeministër i votave të vjedhura dhe partive të blera", tha Klosi, deputet i PS.

Per shkak te pretendimeve te Partise Socialiste per zgjedhjet parlamentare 2009, situata politike nuk ka qene e qete dhe deputetet e majte kane vendosur marredhenie te kushtezuara me Parlamentin.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›