E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet hekurudha trenat rrezikojne daljen nga shinat

Linja hekurudhore Lezhë Zejmen vijon të grabitet sistematikisht. Së fundi janë grabitur mbi 120 pllaka në traversat e betonit, aksesorët e hekurit që lidhin shinat me traversat si dhe një numër i konsiderueshëm pllakash lidhëse  duke rrezikuar daljen e trenave nga shinat dhe rrjedhimisht edhe jetën e udhëtarëve.Grupet e punës për mirëmbajtjen e hekurudhës na vazhdimësi bëjnë zëvendësimin e pjesëve të vjedhura të cilat grabiten sërisht gjatë orëve të natës.

"Kur vijmë ne i gjejmë pa ato. Po i hoqe ato dy rreshta, linja dobësohet, dihet ajo", tha Gjergj Hasi.ZV/Brigadier i Linjës Baqël-Milot. Për shkak të amortizmit të rrjetit hekurudhor por edhe të grabitjes së aksesorëve,është njoftuar që treni të mos lëvizë me shpejtësi më tepër se 5 km në orë.Deri tani asnjë prej autorëve nuk është identifikuar apo ndaluar.Ndërkohë që mësohet se pllakat lidhëse të shinave dhe materialëve të tjera janë grabitur dhe shitur për skrap.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›