Korce qytetaret kunder regjistrimit te popullsise

Në vijim të reagimeve dhe nismave kundër regjistrimit të popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë, vjen edhe qëndrimi i qytetarëve korcarë, të cilëve iu referua konsulli Teodoro Ikonomu me thirrjet e tij të forta nacionaliste rreth një muaj më parë, për tu regjistruar si grekë. Ata janë kundër këtij regjistrimi duke pranuar se në shumë raste ka qenë gjendja ekonomike që ka detyruar personat që kanë ndryshuar shtetësinë të bëjnë këtë hap.
Edhe pse procesi i regjistrimit të popullsisë u shty për në një kohë të dytë për shkak të pregatitjes së zgjedhjeve lokale, kundërshtimi i tij vijon të intensifikohet. Kështu pas një turi në qytetet kryesore të jugut ku numri i personave që kishin ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke është mjaft i madh, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu një ditë më parë nisi nga qyteti i Vlorës lëvizjen për nënshkrimin e peticionit kundër procesit të rregjistrimit të popullsisë .
Jorgjeta Gjanci