E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat e Lezhes lista dominohet nga pronat

Qytetarët e Lezhës kanë paraqitur një numër të konsiderueshëm ankesash pranë zyrës së avokatit të popullit. Për të parë problematikën në terren Komisioneri i Seksionit të Veçantë pranë Institucinit të Avokatit të Popullit, Arben Shkëmbi ka mbërritur në qytetin e Lezhës ku është njohur drejtpërdrejt me cështje që kërkojnë zgjidhje nga ky institucion për zgjidhjen e të cilave propozon edhe ndryshime ligjore.

"Kryesisht problematika ka të bëjë me cështjet e pronësisë, me administratën publike, me punësimin si dhe një numër i konsiderueshëm vjen nga biznesi. Ne kemi evidentuar në këtë problematikë afatin për cregjistrimin e subjekteve që kanë mbyllur aktivitetet, që mendojmë të bëjmë një rekomandim në instancat përkatëse për të bërë dhe regjistrime ligjore", tha Arben Shkëmbi, Komisioner pranë AP.

Cështjet e pronësisë që zënë edhe numrin më të madh të ankesave sipas përfaqësuesit të Institucionit të Avokatit të Popullit do të gjejne zgjidhje ligjore duke iu referuar rasteve të mëparshme kur kjo zyrë u  ka legjitimuar qytetarëve të drejtën e tyre të pronësisë .Vitin e kaluar sipas tij janë zgjidhur me ndërmjetësimin e Avokatit të Popullit 25 % e ankesave të paraqitura në këtë institucion.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›