Bora në vend, Xhaçka: Gjendja katastrofike

Partia Socialiste në një konferencë për shtyp në lidhje me gjendjen e akseve rrugore ka bërë të ditur se situata ende paraqitet problematike në shumë zona të vendit dhe akset rrugore ende mbeten të pakalueshme në shumë akse rrugore. Deputetja e Parisë Socialiste Olta Xhaçka ka bërë të ditur se aksi Peshkopi-Kukës është e kalueshme me vështirësi ndërsa komuna Lurë është e bllokuar tërësisht.
Sipas deputetes së Partisë Socialiste ,Xhaçka, në Qarkun e Dibrës, “140 fshatra nuk lidhen fare me komunat përkatëse.”
“Komuna Sllove dhe Kala e Dodës tërësisht të bllokuara. Sot një nënë e re u transportua me helikopter, falë ndihmës që i dhanë banorët me barrela. Vihet re shtimi i virozëve tek fëmijët. Gjendja katastrofike, dimri i ka gjetur të papërgatitur. Qyteti i Peshkopisë është në emergjencë”, tha Xhacka.
Një tjetër problem sipas deputetes vazhon të mbetet shterimi i bazës ushqimore për bagëtitë në komunat e thella, ndërsa theksoi se në Dibër ka fshatra që prej 10 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektike.
Sa i përket gjendjes aktuale në rrethin e Mirditës ajo tha se:
“Furnizimi me energji është i pandërprerë, me disa luhatje të vogla. Nga 9 fshatra në Kthellë 4 janë të izoluar. Në fshatin Dardhas dhe Xhuxh disa familje në vështirësi për ushqime. Komuna Kacinar plotësisht e bllokuar, 7 fshatra të bllokuar, një i vdekur ende i pa varrosur. Bashkia Rubik, të 10 fshatrat i kanë rrugët të hapura. Bashkia Rrëshen ka 2-3 fshatra që nuk janë hapur rrugët. Në Selitë, Orosh, Fan trashësia e dëborës mbi 2 metër”