E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, Topi apelon për solidaritet institucional dhe njerëzor

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një vizitë pune në një nga zonat e prekura në vend nga moti i keq i ditëve të fundit, në Komunën e Temalit, ku u prit nga Kryetari i saj, Mark Zhuri, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe banorë të fshatrave përqark.

Kryetari i Shtetit, gjatë takimit me Kryetarin e Komunës u interesua nga afër për situatën aktuale kritike të të gjithë kësaj zone, për situatën e vështirë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore, si dhe për masat e marra për përballimin e kushteve të rënduara të motit.

Gjithashtu, Presidenti Topi ndoqi me vëmendje e vlerësim të veçantë punën e të gjithë përfaqësuesve të njësive vendore, si dhe ndihmesën e pakursyer të ushtrisë e policisë, të stafeve mjekësore e forcave të tjera të njësive të ndihmave emergjente duke shprehur mbështetje e përkrahje të plotë institucionale, si dhe solidaritet njerëzor, në kapërcimin sa më shpejt të situatës së përkeqësuar të kushteve atmosferike.

Në këtë kuadër Presidenti Topi kërkoi të ndihmohet e të evakuohet një familje e izoluar në fshatin Vilë të Komunës Temal, anëtarët e së cilës kishin probleme shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›