I paharrueshmi Shpëtim Shmili
Në 15- vjetorin e lamtumirës së “Artistit të merituar” Shpëtim Shmili
1. Në varrezat publike të Elbasanit, mes qindra e mijëra varreve të këtij qyteti, ndodhet edhe një varr i i veçantë, prej mermeri të kuq, ndërsa anashi rrethuar me mermer të bardhë. Ai prehet poshtë një ulliri shekullor, buzë rrugës ku kalojnë kalimtarë të shumtë e që kujtojnë e nderojnë figurën dhe veprën e tij të paharruar. Ai varr i thjeshtë është varri i një prej emrave të nderuar të teatrit profesionist “Skampa” të qytetit të Elbasanit, krenaria e këtij teatri, Shpëtim Shmili, aktor i shquar i cili edhe pas pesëmbldhjetl vjetësh ndarje nga jeta, vazhdon të kujtohet me respekt e dashuri tek kolegët, të afërmit, miqtë e artëdashësit tanë. Ai ishte shembull i njeriut të mirë, i artistit të talentuar dhe drejtuesit të përkushtuar për punën e artin.
Familjarët e tij në shenjë nderimi e kanë rregulluar varrin, dhe kanë lënë edhe n jë hpaësirë të vogël ptrë të vendsiur lule, ato lule që ai i donte aq shumë. Edhe në këto ditë marsi mbi varerin e tij gjwen përsëri lule, të fresktëa dhe artificiale. Në krye të pllakës, mbia harkun e një ylberi shkruhen me gërma kapitale emri dhe viti i lnidjes dhe i vdekjes “Shpëtim Shmili 1941- 1994”. Nuk ka fotografi në pllakën e varrit, por të gjithë ata që e kanë dashur e kanë edne ën mendje portretin e tij të dashur, gjithnjë i qeshur, i dashur.
2. Shpëtim Shmili u lind në qytetin e Tiranës në vitin 1941. Arsimin 7-vjeçar e merr në Elbasan dhe si të gjithë fëmijët e familjes mbaron shkollën Pedagogjike. Punon për disa kohë, afro tre vjet, mësues në Shtërmen e Cërrik të Elbasanit. Ai shquhej për talentin e tij, gjë që u bë shtysë për të vazhduar studimet e larta për aktor në degën e dramës në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Popullor, ku për tre vjet rresht, në sajë të pëdagogëve dhe artistëve të nderuar, u formua si aktor cilësor e me perspektivë. Në vitin 1964 mbaron studimet me rezultate të larta dhe po këtë vit emërohet aktor pranë teatrit profesionist të Elbasanit. Ky teatër kishte kohë që ishte krijuar. Tashmë kishte afro një dekadë e gjysmë jetë artistike dhe emra të nderuar të artit skenik, si Lec Shllaku, Demir Hyskja, etj., i kishin dhënë këtij teatri një fizionomi të vërtetë profesionale.
Roli i parë i tij vjen në vitin 1964, sapo kishte mbaruar shkollën dhe në dramën e Xhemal Brojës “Linda”, Shpëtimi interpreton rolin e inxhinier Pirros. Më pas për mëse tre dekada e gjysmë, Shpëtimi do t’i përkushtohet tërësisht teatrit, skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës ai realizoi me dhjetra figura artistike, dhjetra personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve tanë. Janë mbi 60 role në teatrin “Skampa” në komedi e dramë, të cilët u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë sonë dhe asaj botërore e që flasin për një aktor të kompletuar e të suksesshëm. Ai ishte shembull i vullnetit të hekurt për punë, i paepur përpara vështirësive, i palodhur deri në çastet e fundit. Në teatër ai u dha jetë, shumë personazheve kryesorë, duke qënë herë pas here figura qëndrore e shumë dramave dhe komedive. Ka interpretuar me shumë sukses në 1965: “Njeriu që pa vdekjen me sy” (Vagabondi); 1965: 1967: “Udha e Zavalinjve” (Shpendi); 1967: “Hijet ikin nga malet” (Azizi); 1968: “Firmat e vogla” (Mihal Zuha); 1970: “Sinjalet e natës”, (Martini); 1971: “Fundi i një intrige” (Llazi); 197l: “Familja e peshkatarit” (Selimi); 1972: 1972: “Viti ‘61” (Petriti); 1976: “Lulet e Shegës” (Beqir Aga); 1977: “Oshëtima në male” (Don Engjëlli); 1977: “Telefoni paralel” (Bejt Shahinaj); 1979: “Shpagimi” (Suati); 1981: “Tokë e ndezur” (Togeri serb); 1982: “Përtej dashurisë” (Ndreu); 1982: “Na duhet një manjetofon” (kamerieri); 1983: “Dy krisma në Paris” (Esat Pasha); 1984: “Telashet e një ndeshje” (Bushi); 1984: “Kyçi i artë” (Abedin Naçe); 1986: “Shtegu i zënë” (Ramazani); 1987: “Zemër e shqetësuar” (D.A.R); 1988: “Engjijt e sketerrës”; 1989: “Nepërka” (Horaci); 1992: “Hajdutët” (Hajduti), etj.
Në vitin 1987 provoi të shkruajë një dramë, të cilën arriti edhe ta vërë në skenën e këtij teatri ku një nga rolet kryesore e interpreton vetë. Ishte drama “Zemër e shqetësuar”. Vetë titulli i dramës shpjegon edhe lamtumirën e tij. Pas vitit 1992 deri në momentet e fundit ai ishte edhe drejtor i teatrit “Skampa”, ku falë pjekurisë artistike e përvojës e drejtoi këtë teatër me shumë kompetencë, ku dhe në një kohë krize, teatri arriti të vërë në skenë disa premiera të suksesshme.
Një kontribut të veçantë Shpëtimi ka dhënë edhe për filmin artistik, ku në vitin 1968 realizon një figurë të veçantë atë të Robert Çimçakizit, i cili edhe pse vepra në një moment, mbahet mend për të veçantën e tij, një personazh i ndryshëm nga të tjerët nga heronjtë skematikë të realizimit.
Por edhe pse e filloi shpejt nuk vazhdoi kështu. U desh përsëri regjisori Viktor Gjika, që të kujtohej për Shpëtimin dhe ta risillte në ekran 10 vjet më vonë në 1978 në rolin e Zotit Valeta në filmin e suksesshëm “Gjeneral Gramafoni”.
Më pas që nga kjo kohë e deri në vitin 1988, Shpëtimi arriti të realizojë edhe 11 role të tjerë, ku ndër më të suksesshmit veçojmë Oficeri gjerman nga filmi “Këshilltarët”, arkeologun Shmiker në filmin “Dëshmorët e monumenteve”, Vurkon nga “Pas vdekjes”, Filipin tek “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, tregtarin “Një jetë më shumë” etj. Askush nuk e ka harruar artistin, mikun dhe shokun e ngushtë, Shpëtim Shmili. Ai ka mbetur përherë njeriu model në jetën e një qyteti.
Shpëtim Shmili ishte një artist që la pas vetes emrin e një njeriu të mirë dhe figurën e artistit të nderuar e të talentuar. Sot kur po mbushen 15 vjet nga ikja e tij, askush nuk harron se ai ka vendin e tij të nderit e që do të kujtohet e nderohet brez pas brezi.
Familja Shmili
Qazim Shmili, një ushtarak i lartë i kohës së Zogut, pas luftës u mbyll në vetvete, pasi fëmijët rrezikonin shumë prej tij. Ai heshti, as pension nuk mori dhe jetoi në varfëri. Djali i madh Nafiz Shmili, i dashuruar pas gjuhëve të huaja, një profesor i njohur i frëngjishtes në atë kohë, u përnqoq dhe u burgos nga regjimi komunist. Fatos Shmili, mësues i përkryer, përkthyes i veprave klasike të letërsisë ruse. Shpëtim Shmilin, aktori i shquar i skenës me shumë role në teatër dhe në kinematografi. Zenepe Shmili, mësuese e nderuar, vajza e Qazimit, sot në një moshë të thyer, thuajse e braktisur nga të gjithë, e lodhur nga vështirësitë që hasi kjo familje në vitet e komunizmit.
Teatër:
1964: “Linda” (Inxhinier Pirro); 1964: “Kutia prej argjendi” (Rouperi); 1965: “Njeriu që pa vdekjen me sy” (Vagabondi); 1965: “Trumbeterja” (Nike Steirmishi); 1966: “Udha e largët” (Ilia); 1966: “i pesti u zu i gjallë” (Komandanti i postës); 1967: “Udha e Zavalinjve” (Shpendi); 1967: “Hijet ikin nga malet” (Azizi); 1968: “Firmat e vogla” (Mihal Zuha); 1970: “Sinjalet e natës”, (Martini); 1971: “Fundi i një intrige” (Llazi); 197l: “Familja e peshkatarit” (Selimi); 1972: “Orteku” (Thesponenti); 1972: “Viti ‘61” (Petriti); 1974: “Vëllezërit” (telefonisti); 1975: “Gërma në gur” (piktori); 1976: “Hakmarrja e madhe” (Majori gjerman); 1976: “Lulet e Shegës” (Beqir Aga); 1977: “Oshëtima në male” (Don Engjëlli); 1977: “Telefoni paralel” (Bejt Shahinaj); 1978: “Ah, kjo traktoristja”; 1979: “Vera e vitit 1978”, (Zeni); 1979: “Shpagimi” (Suati); 1981: “Tokë e ndezur” (Togeri serb); 1982: Flakët” (Dedektivi); 1982: “Përtej dashurisë” (Ndreu); 1982: “Na duhet një manjetofon” (kamerieri); 1983: “Dy krisma në Paris” (Esat Pasha); 1984: “Telashet e një ndeshje” (Bushi); 1984: “Kyçi i artë” (Abedin Naçe); 1986: “Shtegu i zënë” (Ramazani); 1987: “Zemër e shqetësuar” (D.A.R); 1988: “Engjijt e sketerrës”; 1989: “Nepërka” (Horaci); 1992: “Hajdutët” (Hajduti), etj.
Filma:
1968: “Horizontet e hapura” (Robert Çamçakizi); 1978: “Gjeneral Gramafoni” (Zoti Valeta); 1979: “Një natë nëntori” (Krimineli Suat); 1979: “Radiostacioni” (Gaqo); 1979: “Këshilltarët” (oficeri gjerman); 1980: “Dëshmorët e monumenteve” (arkeologu); 1980: “Pas vdekjes” (Vurko); 1984: Ëndërr për një karrike” (Ganiu); 1984: “Fushë e blertë, fushë e kuqe” (Filipi); 1985: “Melodi e pandërprerë” (përgj.sektori); 1986: “Kronika e atyre viteve; 1986: “Një jetë më shumë” (tregëtari); 1988: “Tre vetë kapërxejnë malin” (Kasemi).
Çmime
Një jetë e gjatë artistike e mbushur me çmime, urdhëra, medalje të ndryshme. Pas 17 vjet pune në skenën e teatrit “Skampa” në 1982 nderohet me medaljen “Naim Frashëri”, në 1990 me urdhërin “Naim Frashëri”, si me dhe me disa çmime në aktivitetet e konkurimit kombëtar të teatrove. Eshtë nderuar edhe me medaljen e 45 vjetorit të Çlirimit dhe në 1992 me titullin “Artist i merituar”, me motivacionin “Për krijimin me nivel të lartë artistik të roleve e figurave në teatër e kinematografi”. Në përkujtim të 5-vjetorit të tij Këshillit Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”, më 14 shtator 1999.
Kanë thënë për të:
“Shpëtim Shmili ishte aktor që interpretonte shumë bukur edhe dramën edhe komedinë. Kalonte pa vështirësi nga një gjëndje emocionale në një tjetër. Ai ka interpretuar në disa drama të miat si në vitin 1981 tek “Tokë e ndezur”, ku interpretoi bukur rolin e togerit serb, në vitin 1984 interpretoi rolin e Abedin Naçes te “Kyçi i artë”, ndërsa në vitin rolin e Ramayanit në dramën “Shtegu i zënë”. Nuk kishte dallim roli i vogël nga roli i madh. Të gjithë roleve ai u jepte maksimumin dhe kështu arrinte të nxirrte një personazh të përsosur artistikisht.”
Fahri Balliu
“Shpëtimi është një ndër figurat më me vokacion të skenës së teatrit, për koloritin e tij artistik, plastiçitetin në realizimin e figurave, ai manifestonte mbi gjithçka dashurinë sublime karshi teatrit”.
Adonis Filipi
“Më 17 shtator 1994, trupa po punonte për vënien në skenë të pjesës “Zonja nga Barcelona”. Shpëtim Shmili në atë kohë ishte drejtor i teatrit, por interpretonte edhe një rol në këtë pjesë, e cila qe e fundit për të. Gjatë provave, edhe pse s’ndihej mirë, nuk i ndërpreu ato. Kur vajti në shtëpi, zemra e tij pushoi së rrahuri përgjithmonë”.
Demosten Papa