Deshmia e te semurit Vrava nje baba jo te mire

Lirimi nga spitali psikiatrik i 45-vjecarit qe vrau te atin pasditen e se martes eshte bere per shkak te mungeses se kushteve ne kete institucion. Ky eshte versioni i dhene nga drejtuesit e spitalit psikiatrik te Vlores.
Nderkohe policia e Fierit e ka klasifikuar vrasjen e 84-vjecarit Koli Rrapi si vrasje me dashje. Ne pranga ndodhet djali 45-vjecar Aleko Rrapi. Nga informacionet e marra ne rruge zyrtare nga ky spital mesohet se Aleko kishte disa dite qe kishte dale nga spitali psikiatrik i Vlores ku ishte kuruar per nje periudhe disajavore.
Sipas mjekeve te Vlores dalja e tij eshte bere pasi i eshte dhene kurimi periodik dhe gjendja ka qene disi e stabilizuar por edhe pasi ne kete spital ka paciente mbi kapacitet dhe nuk ishte e mundur mbajtja e tij. Priten te vijne nga Amerika dy djemte dhe tri vajzat e viktimes.
I moshuari ka jetuar gjate kesaj periudhe me djalin e tij te semure. Vellai i viktimes Tajari shpjegon se nipi i tij Aleko qe njihej me emrin Renato ishte i semure dhe shume here dhunonte te moshuarin dhe nenen e tij qe vdiq disa vite me pare.
Sipas tij i semuri kishte tentuar edhe here te tjera te vriste te atin ndersa shton se shkak i vdekjes se te emes se Alekos mund te ishte dhuna e ushtruar nga i biri. Fjalet e thena nga i nipi para policise se vrava nje baba jo te mire i pohon edhe xhaxhai i autorit.